Në seancën e sotme të 27-të, Shtabi i Krizës Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim Kumanovë përsëri u kërkoi institucioneve kompetente shëndetësore që t’u japin përparësi testeve të marra nga mostrat e punëtorëve shëndetësorë në Kumanova.
“Kërkesë deri te Ministria e Shëndetësisë, Komisionit për sëmundje infektive dhe Institutit për Shëndet Publik-Shkup që tu jepen përparësi testeve për të gjitha mostrat e marra në territorin e Komunës së Kumanovës për punonjësit shëndetësorë dhe në të njëjtën kohë të informojnë Qendrën e Shëndetit Publik – Kumanovë për rezultatet pozitive dhe negative të testeve, për shkak të faktit se për shumicën e mostrave të dërguara për analiza, rezultatet nuk merren me kohë, gjë që besojmë se krijon një tablo epidemiologjike joreale realiste në Komunën e Kumanovës”, thuhet në deklaratën Shtabit të Krizës.
Sipas akteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe udhëzimeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, të gjithë bujqit që nuk janë të regjistruar në Regjistrin e vetëm të Ndërmarrjeve Bujqësore, dhe të cilët duhet të kryejnë aktivitete bujqësore gjatë fundjavave (11-12.04.2020), duhet të informojnë Shtabin Komunalë të Krizave në vendin e vendbanimit me telefon, ku ata do të njoftojnë nevojën për veprimtari të përditshme bujqësore.
Bujqit e paregjistruar duhet të njoftojnë për nevojën e lëvizje Shtabin e Krizës, një ditë përpara jo më vonë se ora 20:00, ndërsa ata duhet të përcaktojnë kohën dhe vendin e saktë të aktiviteteve bujqësore. Numri i telefonit ku mund të paraqiten është 075 273 192./telegrafi
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...