Një studiues që këshillon Organizatën Botërore të Shëndetit për shpërthimin e sëmundjeve infektive ka paralajmëruar australianët që të mos vendosin doreza në supermarket, sepse ato krijojnë një ‘sens të rremë të sigurisë’ që mund të rrisë rrezikun e kontraktimit të COVID-19.
Mary-Louise McLaws, ekspert për kontrollin e infeksionit dhe profesor i epidemiologjisë në Universitetin e New South Wales, tha se mikrobet qëndrojnë në dorëza më gjatë sesa në lëkurë, raporton Daily Mail.
Profesori McLaws tha për Daily Mail Australia se duart, kyçet dhe thonjtë duhet të lahen për 20 sekonda përpara se të vendosen doreza dhe pasi të hiqen, kështu që është “më së miri që të mos vendosen fare”.
Ajo tha se punonjësit e kujdesit shëndetësor janë njerëzit e vetëm që duhet të mbajnë doreza.
Ekspertja përsëriti udhëzimet zyrtare që përdorimi i stacioneve të higjienës së duarve në vendet publike, praktikimi i distancimit shoqëror dhe qëndrimi në shtëpi janë mbrojtja më e mirë kundër koronavirusit.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...