Milani thuhet se është duke sakrifikuar tre lojtarë nga akademia e tyre për të transferuar Sandro Tonalin nga Brescia.
Italiani është duke u kërkuar nga skuadra të mëdha si, Juventus, Inter, Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.
Lojtari ditë më parë ka zbuluar se ai gjithmonë ka qenë tifozë i Rossonerëve dhe shpreson që një ditë të transferohet në San Siro.
Sipas Calciomercatos, Milani është duke përgatitur një ofertë për Brescian, duke i ofruar tre lojtarët të akademisë për Tonalin që vlerësohet në shumën e 50 milionë eurove.
Skuadra nga qyteti i Milanos po përfshinë në marrëveshje mbrojtësin Matteo Gabbia, portierin Alessandro Plizzari që është në huazim te Livorno dhe mesfushorin Tommaso Pobega, që luan në Serie B te Pordenone.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion