U arratis dje në orët e mbrëmjes nga burgu i Dubravës personi me inicialet H.T.
Por ai sot është arritur të kapej sërish nga forcat policore e Stacionit Policor në Istog.
Këtë e bën të ditur drejtori i burgut të Dubravës, Nehat Thaqi, i cili tregon se i arrestuari është dërguar sërish në burg në mbajtje të dënimit.
“Në ora 14:10 nga Stacionin Policor Istog na informoj Zyrtari Policor N.Q se e kanë arrestuar të burgosurin H. T i lindur më 18-02-1975 i cili është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur më 10-04-2020 në ora 23:05. Në ora 14:35 të lartcekurin Policia e Istogut e kanë sjellur në Qendrën Korrektuese në Dubravë”./arbresh.info/
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde