Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama, ka paralajmëruar liderët botërore mbi përhapjen e dezinformatave gjatë pandemisë Covid-19.
Përmes një lidhje online, Obama këshilla për t’iu përgjigjur pandemisë ndaj një numri të madh të liderëve lokalë nga qytete në të gjithë botën, transmeton portal arbresh.info
“Të jesh në gjendje të shkëmbesh informacione dhe praktikat, bën mirë në të gjitha ndryshimet”, tha Obama.
“Flisni të vërtetën. Flisni qartë. Flisni me dhembshuri. Flisni me dashuri për atë që po kalojnë njerëzit. Gabimi më i madh që mund të bëjmë ne në këto situata është të dezinformoni, veçanërisht kur ne u kërkojmë njerëzve të bëjnë sakrifica dhe ndërmarrin veprime që mund të mos jenë prirja e tyre natyrore “, shtoi Obama.
Michelle Obama tregon pse nuk i ndjek vajzat në rrjetet sociale
Obama ka inkurajuaj liderët e qyteteve të mëdha në Amerikë që t’i përgjigjen pandemisë duke u bazuar në mendimet e ekspertëve.
Ai gjithashtu u kërkoi liderëve që të jenë të kujdesshëm ndaj grupeve të cenueshme që mund të goditën fort, ndërsa kërkoi gjithashtu çështje të tilla si dhuna në familje, të cilat janë në rritje në SHBA gjatë izolimit, të merren parasysh nga autoritetet.
Barack Obama ka qenë relativisht i qetë që prej largimit nga detyra dhe jo rrallë herë ka komentuar gjatë pandemisë, megjithëse ai herë pas here ka dhënë mendimet dhe këshillat e tij për mediat sociale.
Presidenti aktual në SHBA, Donald Trump, ka pretenduar se Covid-19 në SHBA ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të ish-Presidentit Obama dhe duke përmendur një “rregull” të testimit të imponuar nga Obama, ku më pas Trump shtoi se duke thënë se “unë nuk jam përgjegjës për të gjitha”.
Ekspertët thonë se rregulli që referoi Trump nuk ekzistonte, megjithëse kishte udhëzime jo detyruese në lidhje me rregullimin e një lloji të testit laboratorik. Sidoqoftë, udhëzimet asnjëherë nuk u zbatuan dhe nuk u tërhoqën plotësisht përpara se Trump të merrte detyrën, sipas Factcheck.org./arbresh.info/
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...