Google ADS

Cima publikon foto duke shërbyer çaj

12:19 | 11 Prill 2020
A. B.

Paniku i krijuar në mbarë botën rreth virusit më të diskutuar të momentit, COVID-19, ka bërë që të gjithë njerëzit të tregojnë kujdes të shtuar dhe të izolohen në shtëpi.

Humoristi i njohur kosovar, Rasim Thaçi – Cima, e shfrytëzoi këtë rast për të ironizuar paksa me situatën dhe për t’i bërë pak fansat e tij të qeshin në këtë kohë shqetësimi, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi, ai publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej duke shërbyer çaj në shtëpinë e tij.

Duke e quajtur si një veprim jo të zakonshëm që e bënë, hmoristi Thaçi thotë se ky është niveli ku ka rënë gjatë këtyre ditëve të izolimit.

 

View this post on Instagram

 

Fytyra po të kallxon në çfarë gjendje jom ardh ??

A post shared by Rasim Thaçi Cima Official (@rasimthacicima) on

“Fytyra po të kallxon në çfarë gjendje jom ardh”, – ka shkruar Cima.

Cima vazhdon të jetë aktiv në treg me skeçe të ndryshme, të cilat priten mirë nga publiku i tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme