Milan do të bëjë të pamundur të gjejë fonde për t’i mbajtur Alessio Romagnolin dhe Ante Rebicin për një kohë të gjatë.
Romagnolit i skadon kontrata në vitin 2022 dhe lojtari lidhet me Barcelonën tash e disa javë.
Sipas Gazzetta dello Sport Milani do të nisë bisedimet me agjentin, Mino Raiola, për rinovimin e kontratës së kapitenit.
Raiola ia ka bërë të qartë Milanit se klienti i tij meriton shumë më shumë se sa 3.5 milionë euro për sezon.
Lojtari tjetër që Milani dëshiron ta blindojë është Rebic, i transferuar në formë huazimi për dy vite nga Eintracht Frankfurt.
Ai ka shënuar shtatë gola në 18 paraqitje dhe sipas Gazzetta dello Sport, Ivan Gazidis, Ricky Massara dhe Paolo Maldini të gjithë duan që ai të qëndrojë në “San Siro”.
Kriza për shkak të COVID-19, që ka paralizuar gjithë botën, mund ta shtyjë Eintrachtin që të ulë çmimin prej 40 milionë eurove që ata kërkojnë për kroatin./Express
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit