Sikurse organet tjera edhe mushkëritë mund të forcohen në varësi të ushqimeve që konsumoni.
Disa prej ushqimeve të mëposhtë, përmbajnë përbërës natyralë anti-inflamatorë dhe lehtësues të mbingarkesës, të cilat ofrojnë ndihmë të jashtëzakonshme në mbështetjen e shëndetit të mushkërive, transmeton portal arbresh.info
Kivi
Hulumtimet e shumta theksojnë se vitamina C dhe he komponimet e tjera antioksiduese që gjenden tek frutat mund të luajnë një rol të madh në shëndetin e mushkërive. Kivi është frut që ka një sasi të konsiderueshme të vitaminës C antioksidantë të tjerë, që ndihmojnë në rrugët e frymarrjes. Sipas shumë studimeve, kivi ndihmon shumë në përmisimin e mushkërive.
Molla
Studiuesit kanë zbuluar se një dietë e lartë me fruta ,veçanërisht molla, ngadalëson rënien e funksionit të mushkërive tek ish-duhanpirësit. Molla ndihmon në riparimin e mushkërive te njerëzit që kanë ndaluar pirjen e duhanit. Molla gjithashtu ngadalëson plakjen e mushkërive, thonë studimet, transmeton portal arbresh.info
Manaferrat
Shkencëtarët kanë gjetur lidhjen mes sëmundjeve akute dhe stresit oksidativ të rritur. Konsunimi i antioksidantëve si ato që gjenden në manaferrat mund të ndihmojë në uljen e funksionit të mushkërive. Komponimet antioksiduese që gjenden në ushqime si manaferrat ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira para se shkaktojnë dëme.
Hudhra
Hudhra përmban përbërës të fuqishëm anti-inflamator dhe anti-mikrobikë që mund të ndihmojnë në përmisimin e infkesioneve të frymarrjes. Sipas një studimi thuhet se hudhra ndihmon në heqjen e mukusit traektal, e cila ndihmon në pastrimin e plotë të mushkërive.
Përfitimet nga konsumimi i kivit
Domatet
Domatet janë një tjetër ushqim që përmban nivele të larta të antioksidantëve, të cilat ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit të mushkërive. Studimet kanë zbuluar se njerëzit që kanë nivele të larta serot e karotenoideve, një klasë e komponimeve antioksiduese që gjenden tek domatet, gëzojnë mesatarisht shëndet më të mirë të mushkërive. Një tjetër zbuloi se ish-duhanpirësit me sasinë më të lartë të konsumit të domates përjetuan më pak rënie të funksionit të mushkërive gjatë plakjes./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...