Ishte në një ndër klubet më të mira në botë, prandaj s’kishte arsye për t’u larguar nga Manchester United, klub i fëmijërisë.
Ikona e “Djajve të Kuq, Paul Scholes, ka zbuluar se si vetëm Interi gjatë gjithë karrierës u interesua për të.
Scholes i dha fund karrierës me Unitedin, edhe pse u rikthye nga pensionomi në janar të vitit 2012 për të luajtur sërish me “Djajtë e Kuq”.
Ai tregoi se si asnjëherë nuk ka marrë telefonata nga agjenti i tij, për në vitin 2000.
“Asnjëherë nuk kam qenë në dijeni për ndonjë ekip që është interesuar për mua”, tha ai për BBC Radio 5 Live.
“Nuk kam pasur telefonata nga agjenti, Bryan Robson, ai më thirri njëherë gjatë Euro 2000 dhe më pyeti nëse isha i interesuar të shkojë te Inter, por është e vetmja telefonat që kam marr”.
“Kurrë s’kam dëgjuar asgjë pas asaj dhe trajneri s’më ka thënë asgjë mua”.
“Po luaja në klubin e fëmijërisë, isha djalë i Mancesterit, po fitonim trofe gjatë gjithë kohës”.
“Nëse trajneri do të më kishte thënë se nuk më dom natyrisht se do të kisha shikuar nëse ka klube që më duan, por asnjëherë s’kam pasur nevojë të mendoj për Barcelonën, Real Madridin, Milanin sepse isha në klubin më të mirë në botë”.
“Nuk kemi fituar shumë trofe të Champions League sic është dashur, por ishim të mëdha sa të gjitha këto klube, nëse jo më të mirë”.
Scholes zhvilloi gjatë gjithë karrierës 718 paraqitje me Man United, shënoi 155 gola.
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...