Dy astronautë të NASA-s thonë se presin të jetë e vështirë të kthehen në një botë të ndryshuar në mënyrë drastike javën që vjen, pas më shumë se gjysmë viti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Andrew Morgan dhe Jessica Meir janë duke u përgatitur të kthehen në shtëpi nga Hapësira pas muajve të tërë larg Tokës, transmeton portali arbresh.info
Morgan tha se ekipi është munduar të mbahet i informuar lidhur me pandeminë.
Por ai ka pranuar se është e zorshme të kuptojnë totalisht se çfarë realisht po ndodh dhe çfarë të presë, kur të përfundojë misioni i tij nëntë mujor të premten që vjen.
“Është shumë surreale për ne që të shohim të gjithë këtë situatë që po shpaloset në planetin poshtë”, tha zonja Meir, e cila mori pjesë në hapësirën e parë të të gjitha grave.
“Ne mund t’ju themi se Toka ende duket po aq mahnitëse si gjithmonë nga këtu, kështu që është e vështirë të besosh të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur pasi që të dy kemi qenë këtu”.
Si një mjek urgjence në ushtri, Morgan tha që ndjehet pak fajtor që kthehet në gjysmë të rrugës, në kohën e krizës mjekësore.
“Është shumë e vështirë ta kuptoj”, u tha ai gazetarëve.
Meir tha se do të jetë e vështirë të mos jetë në gjendje të përqafojë familjen dhe miqtë, pas shtatë muajve jashtë planeti. Ajo parashikon të ndjehet edhe më e izoluar në Tokë sesa në hapësirë.
Morgan fluturoi në stacionin hapësinor korrikun e kaluar, dhe Meir shtatorin e kaluar./arbresh.info/
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...