Ish-kryeministri Sali Berisha tha se qeveria ka propozuar ligje “që i ka zili Kim Jong Un për shkeljen e karantinës”, referuar ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal. Në një lidhje me Skype për “Zonë e Lirë”, Berisha tha se “nëse do të duhej të bëheshin “ligje lufte”, duhej të dënoheshin ata që vjedhin dhe që janë lëshuar si lukuni duke bërë tenderë sekrete”.
Berisha tha se pak ditë më parë i kishte ardhur një SMS nga një qytetar, i cili thoshte se në spital nuk kishte ujë, sapun dhe se mbi të gjitha nuk kishte ushqim për të sëmurët.
“Sot propozohen ligje që i ka zili Kim Jong Un për shkeljen e karantinës, por nuk propozohet një ligj për ata që po përdorin epideminë për te vjedhur, për t’u pasuruar me paratë e taksapaguesve. Po të jetë puna për “ligj lufte”, jo ai që e shkel karantinën, mirë nuk bën, por i trajton sikur të kishte dalë nga hunda e Enver Hoxhës, me 15 vite burg. Por ai që vjedh meriton 35 apo deri në 60 vite burg. Cili qeveritar nuk po vjedh? Këta janë lëshuar si lukuni duke bërë tenderë sekrete.
Po të ishte puna, për të bërë ligje special me të drejtë sociale, bëhen së pari për këtë kategori. 5 ditë më parë, më vjen një sms që më thotë se në spital, te Infektivi, nuk kemi ujë 48 orë, nuk kemi sapunë, banjat kanë shkuar në një gjendje skandal, kemi uri, unë nuk e publikova se nuk e besova, por i kërkoj falje. Ata njerëz më së shumti kanë nevojë për imunitet dhe nëse t’i i ve në uri, ja shkatërron atë. Kjo është mesjetë, spitali nuk ka pasur kurrë uri”, – tha Berisha.
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut