Babai i Dua Lipës shprehet i emocionuar për suksesin e vajzës.
Dua Lipa më 27 mars publikoi albumin e shumëpritur “Future Nostalgia”, shkruan lajmi.net.
Ky album edhe pse u publikua gjatë kohës kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur, po shënon sukses të jashtëzakonshëm.
Sot, Dua ka bërë të ditur se “Future Nostalgia” është renditur i pari në Mbretërinë e Bashkuar, duke lënë pas emra të njohur.
Ndërsa, këtij suksesi i janë gëzuar shumë edhe prindërit e Duas, babai i saj, Dukagjini, përmes një postimi e uroi vajzën për suksesin dhe u shpreh tejet i ngazëllyer
“Çfarë dite, jam i izoluar, por mbi hënë. Urime Dua Lipa për albumin numër 1 në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk mund të jem më krenar se kaq. Albumi nr 1 në Britani, 3 këngë në top-10 në Britani, 3 këngë qëndrojnë në top 5 në Amerikë”, ka shkruar Lipa.
https://www.instagram.com/p/B-zw-IVhzdW/?utm_source=ig_embed
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...