Francë, rritet në 13.197 numri i të vdekurve nga COVID-19

23:46 | 10 Prill 2020
Arbresh.info

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 13.197, raporton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 4.342 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 124.869, përfshirë edhe 34.193 raste nga shtëpitë e kujdesit, njoftoi drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon, në një konferencë për media.

Ai tha se 31.267 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 7.004 nën kujdes intensiv, ndërkohë që numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 24.932, pasi 1.967 persona e kanë mposhtur sëmundjen në 24 orët e fundit.

4.599 të vdekur në shtëpitë e kujdesit

Salomon njoftoi se në 24 orët fundit, 554 persona kanë humbur jetën në spitale dhe 433 në shtëpitë e kujdesit, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve në spitale ka shkuar në 8.598 dhe në shtëpitë e kujdesit në 4.599.

Ai njoftoi se në mesin e të vdekurve gjendet edhe një fëmijë më i vogël se dhjetë vjeç, duke shtuar se në vend po ndodh një rënie e pjesshme e përhapjes së pandemisë.

Salomon nënvizoi rëndësinë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Franca është vendi i katërt në botë me më së shumti viktima nga virusi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme