Rihanna së bashku me shefin e Twitter Jack Dorsey kanë bërë një donacion për të ndihmuar personat që preken nga dhuna në familje
Artistja 32-vjeçare njoftoi se po bën përpjekje të përbashkët financimi mes Fondacionit Clara Lionel – themeluar nga Rihanna në 2012 – dhe Dorsey, 43 vjeç, për të adresuar rastet e dhunës në familje që kanë ndodhur në Los Angeles, gjatë periudhës së koronavirusit.
Sipas autoriteteve në Los Anxhelos, afro 90 njerëz në javë janë larguar nga ambjentet e tyre familjare si pasojë e dhunës në familje pasi urdhri “Safer at Home” hyri në fuqi në fund të marsit.
Fondet prej 4,2 milionë dollarësh “do të ofrojnë 10 javë mbështetje, përfshirë strehimin, ushqimin dhe këshillimin për individët dhe fëmijët e tyre që vuajnë nga dhuna në familje” u tha në njoftimin për shtyp.
“Viktimat e dhunës në familje ekzistojnë në të gjithë botën, kështu që ky është vetëm fillimi,” thuhet gjithashtu në deklaratë. Rihanna tashmë ka dhuruar 5 milionë dollarë për të ndihmuar në luftimin e pandemisë dhe Dorsey njoftoi se do të dhurojë 30% të kapitalit të tij rreth 1 miliard dollarë, në luftën kundër koronavirusit./BW/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën