Aliu: 18 rastet e reja me COVID-19 ne Ferizaj erdhën nga kontakti me një person të vetëm

23:44 | 10 Prill 2020
Arbresh.info

Sonte nga Komuna e Ferizajt janë konfirmuar edhe 18 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Kryetari Agim Aliu tha për RTV Dukagjinin, se 18 rastet janë kontakte të shoferit të Kampit Bondsteel i cili ka ndërruar jetë ditë më parë si pasojë e infektimit me coronavirus.

“Kjo tregon më së miri për kujdesin që duhet të kenë qytetarët në atë që ne po themi në respektimin e udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, sepse ja një rast i vetëm shpërthen dhe paraqiten edhe 18 raste tjera”.

Aliu thotë se Instituti i Shëndetit Publik sot ka marrë 38 mostra në Ferizaji dhe për fat të keq 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Ndryshe i ndjeri ka pasur kontakte me gjithsejtë 48 persona”, tha ai.

I pari i Ferizajt ka thënë se masat më të mira për të luftuar coronavirusin COVID-19 është qëndrimi në shtëpi.

“Ajo që ndodhi sot është dëshmia më e mirë e asaj që kemi thënë se këto dy javët do të jenë më të vështirat në luftë me coronavirusin”, tha ndër të tjera Agim Aliu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme