Drejtori i Qendrës së Shëndetin Publik në Shkup, Arben Ziberi i ftuar në Alsat, tha se është e vështirë të thuash që situata është nën kontroll 100%, sepse ka raste kur qytetarët nuk japin informacione të sakta se kanë qenë në kontakt me dikë që vinte nga vende me rrezik të lartë të pandemisë.
Ai thekson se Qendra deri më tani ka mbuluar në mënyrë efektive situatën kur bëhet fjalë për kryeqytetin, por që në disa qytete, si Kumanova dhe Struga, është pak problematike dhe se problemet mund të tejkalohen vetëm duke respektuar masat nga qytetarët.
“Doli të ishte shumë e vërtetë për Dibrën dhe është e vërtetë që masat e miratuara kanë dhënë rezultate. Prandaj, unë do të thoja që mënyra e vetme për ta sjellë situatën nën kontroll në Strugë dhe Kumanovë është vetëm respektimi i masave që dihen tashmë ”, tha Ziberi.
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...