Ç’duhet të mësojë bota nga plakja e japonezëve

19:34 | 10 Prill 2020
Arbresh.info

Mieko Nagaoka filloi të notonte për herë të parë në të 80-at e saj, sepse kishte një dëmtim në gju pas ushtrimit të Noh, një teatër tradicional japonez. Kur ishte 100 vjeçe, publikoi librin “Unë jam 100 vjeç dhe jam notarja më aktive në botë”, para se të vendoste një rekord botëror për grupmoshën e saj. Në moshën 105-vjeçare, hyri në garat Masters dhe mban aktualisht 18 rekorde botërore.

Në shtator të 2019-s, pas shumë buje nëpër media, Nagaoka njoftoi se do të tërhiqej nga karriera 25-vjeçare në not.

MIEKO NAGAOKA
Një tjetër japonez, Hidekichi Miyazaki, bëri bujë në media në moshën 105-vjeçare pasi bëri 100 metër vrap të shpejtë duke vendosur rekord botëror për grupmoshën e tij.

HIDEKICHI MIYAZAKI
Yuichiro Miura, 86-vjeç, merret ende me alpinizëm dhe ski. Në të 40-at e tij, ai u përpoq të bënte ski në Everest.

YUICHIRO MIURA
Gruaja më e vjetër në botë është Kane Tanaka dhe jeton në Japoni. Ajo lindi më 2 janar të vitit 1903 dhe u certifikua si gruaja dhe njeriu më i vjetër në botë vitin e kaluar.

Chitetsu Watanabe mbushi 113 vjeç në shkurt dhe dhuratën e parë e mori nga Rekordet Guinness, ku u konfirmua si burri më i vjetër në botë. Ai jeton në Niigata, Japoni. Në një intervistë të vitit të kaluar, ai u shpreh se sekreti i jetëgjatësisë së tij është që “të mos zemërohemi dhe të buzëqeshim gjithmonë”.

Misao Okawa, ish- njeriu më i vjetër në botë, u nda nga jeta në 2015-n në moshën 117-vjeçare, pasi zemra e saj thjesht ndaloi së punuari. Ajo u shpreh gjatë intervistave se sekreti i jetëgjatësisë së saj ishte bërja e të paktën 8 orëve gjumë dhe ngrënia e sushit, që ishte dhe ushqimi i saj i preferuar.

Demografia e Japonisë ka ndryshuar nga njëra dekadë në tjetrën dhe për momentin, për shkak të përmirësimit të cilësisë së jetesës si edhe zakoneve të shëndetshme, ka një grup të madh njerëzish mbi 65 vjeç. Gjithnnjë e më tepër, politikëbërësit në Japoni po përpiqen që të përmirësojnë jetën e qytetarëve të moshuar.

Lista e të moshuarve në Japoni që janë në gjendje të mirë fizike, pavarësisht moshës, është tepër e gjatë. Fenomeni i Japonisë njihet si “plakja e këndshme”.

Në të gjitha rastet, ata përmendin zakonet e shëndetshme të të ushqyerit dhe aktivitetin fizik të ushtruar gjatë gjithë jetës si çelës për një plakje të ngadaltë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme