U.d ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i janë bashkëngjitur iniciativës për dhurim vullnetarë të gjakut.
Në këtë kohë të Pandemisë me Covid 19, që ka përfshirë vendin tonë dhe shumë vende të tjera të botës, është shumë i nevojshëm sensibilizimi dhe bashkimi i të gjithë qytetarëve, që secili në mënyrën e vetë të ndihmojë. Prandaj iniciativa për dhurimin e gjakut në këtë periudhë është jashtëzakonisht e rëndësishme, të cilës u janë bashkëngjitur pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe krerët më të lartë të MPBAP-së dhe Policisë.
“I jam bashkëngjitur kësaj iniciative për dhurimin vullnetarë të gjakut, si solidarizim me të gjithë ekipet mjekësore që janë në ballë të luftës me këtë pandemi. Të gjithë ne sot, më së miri e kuptojmë se sa është e rëndësishme nevoja për t’iu gjendur qytetarëve pranë, andaj me kënaqësi jemi mobilizuar që përveç obligimeve shtetërore, të tregojmë edhe pjesën tonë qytetare e njerëzore”, theksoi ministri Sveçla.
Me këtë rast Sveçla ka kërkuar që këtë shembull ta ndjekin edhe shumë qytetarë të Kosovës, që të ketë sa më shumë sasi rezerva të gjakut.
Ai tha se populli i Kosovës edhe si traditë, gjithmonë ka ditur të ndihmojë dhe t’i dalin në ndihmë njëri-tjetrit, në periudhat më të vështira që kemi kaluar si vend./arbresh.info
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...