Boris Johnson merr veten, tani po mund të ecën

18:43 | 10 Prill 2020
Arbresh.info

Boris Johnson është në gjendje të ecë prapë pasi u kthye në repart të spitalit nga kujdesi intensiv, bën të ditur Downing Street.

Në një deklaratë të qeverisë thuhet: “Kryeministri ka mundur të bëjë ecje të shkurtra, me periudha pushimi, si pjesë e kujdesit që po merr për shërimin e tij, transmeton portali arbresh.info.

“Ai ka folur me mjekët e tij dhe falënderon të gjithë ekipin klinik për kujdesin e jashtëzakonshëm që ka marrë.

“Mendimet e tij janë me ata që preken nga kjo sëmundje e tmerrshme.”

Ai u dërgua në spitalin e Shën Thomas në Londrën qendrore të dielën natën – dhjetë ditë pasi testoi pozitivisht për COVID-19.

Frika u rrit për shëndetin e tij kur simptomat e tij u përkeqësuan dhe ai u transferua në kujdes intensiv ditën tjetër.

Ai kaloi tre netë atje para se Downing Street konfirmoi se ishte në “fazën e hershme të shërimit të tij” dhe u transferua përsëri në një repart normal spitali./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme