Numri i rasteve me koronavirus të ri (COVID-19) në Katari ka tejkaluar 2.500 persona, ndërsa Kuvajti i është afruar shifrës 1.000 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë e Katarit tha se edhe 136 persona u testuan pozitivë ndaj COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin në 2.512.
Numri i të shëruarve është rritur me 21 në 227, ndërsa numri i vdekjeve mbetet në gjashtë pasi nuk ka pasur viktima të reja, tha Ministria.
Në Kuvajt, 83 raste të reja rritën bilancin në gjithsej në 993, ndërsa numri i të shëruarve në 123.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm një pacient me COVID-19 ka vdekur në këtë vend deri më tani.
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...