Ministrja Haxhiu viziton Strehimoren Shtetërore për Strehimin e Viktimave të Trafikimit

17:28 | 10 Prill 2020
Arbresh.info

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka vizituar Strehimoren Shtetërore për Strehimin e Viktimave të Trafikimit, ku nga afër ka parë punën dhe zbatimin masave për parandalimin e virusit Covid-19 si dhe kushtet në të cilën po qëndrojnë rastet e trafikimit me nivel të mesëm dhe të lartë të rrezikshmërisë, si dhe viktima të trafikimit.

Gjatë kësaj vizite, Ministrja Haxhiu njoftoi për veprimet e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë përmes së cilave tashmë Strehimorja Shtetërore për Strehimin e Viktimave të Tafikimit është në kuadër të MD-së.

Ministrja Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë do të përkujdeset edhe për ngritjen e kapaciteteve dhe programet e ri-integrimit dhe qëndrueshmërinë financiare të kësaj Stehimore.

Po ashtu Ministja Haxhiu tha se prioritet i saj mbetet edhe forcimi i sundimit të ligjit dhe angazhimi me akterët tjerë relevant, që kësaj kategorie t’i sigurohet strehim dhe mbrojtje dhe që trafikuesit të marrin dënimet e merituara./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme