Të premten është konfirmuar rasti i parë i testimit pozitiv të COVID-19 midis personelit të KFOR-it në Kosovë.
“KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërsa merr masa parandaluese për ndalimin e përhapjes së COVID-19, duke ndjekur drejtimet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në një komunikatë.
KFOR-i siguron se do të vazhdojë monitorimin dhe vlerësimin e situatës në bashkërendim të ngushtë me institucionet në Kosovë dhe bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të mundësojë sigurinë e personelit të vetë dhe të popullatës kosovare.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj