Një person ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.
Të përfshirë nëkëtë aksident sipas prokurorisë kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë, teksa ka ndërruar jetë vozitësi i motoçikletës, shkruan arbresh.info.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se sot, më 10 prill 2020, rreth orës 12:10 minuta, në Gjilan, ka ndodhur një aksident me fatalitet, në të cilin ka qenë i përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari M.H., ka rrezikuar trafikun publik, në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin e markës ‘’Opel Corsa’’, për shkak të kthimit të pasigurtë, ka goditur motoçikletën e markës ‘’Honda’’, të cilën e drejtonte i ndjeri D.H., nga Gjilani, duke i shkaktuar lëndime me pasoja fatale, me ç’rast dërgohet në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pa shenja jete, transmeton arbresh.info.
Ndërkaq, i dyshuari M.H., me aktvendim të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, nga neni 370 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet nga Gjykata kompetente në Gjilan masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...