Vlorë e Sarandë shkelen masat anti-Covid19

14:06 | 10 Prill 2020
Arditë Shkodra

Banorët e qyteteve bregdetare neglizhuan mavisht masat kundër përhapjes së Koronavirusit dhe vërshuan për disa orë buzë detit. Shëtitoret e Sarandës e Vlorës u mbushën me njerëz nga të gjitha moshat, mes të cilëve edhe shumë pensionistë që nuk mund të përfitojnë as lejen digjitale të lëvizjes.

Kjo ishte pamja e lungomares në Vlorë këtë të premte gjatë orarit të lejimit të lëvizjes.

Një pjesë e qytetarëve shkelen plotësisht masat parandaluese të koronavirusit dhe dolën në rrugë.

Të rinj e të moshuar u panë buzë detit e të tjerë në shëtitore e rrugët e qytetit bregdetar.

Të shumtë ishin pensionistë që thonë se lëvizin pa lejen e posaçme digjitale, duke përfituar edhe nga kontrollet e pakta të policisë gjatë orëve të paradites.

Pazaret e ditës apo thjeshtë një xhiro për të larguar stresin e situatës ishin mes argumenteve që përdorin më së shumti për të legjitimuar lëvizjet.

Saranda mbetet zyrtarisht e paprekur nga koronavirusi, ndërsa të moti i miri ka shtuar lëvizjen në qytetin bregdetar.

Të shumtë ishin ata që i shfrytëzuan orët e lirisë për shëtitje buzë detit, ku neglizhuan edhe masat parandaluese.

Situata në qytetet bregdetare ndryshon pas orës 13:00.

Qytetarët masivisht kthehen në shtëpi, dhe në rrugë del policia me ushtrinë./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme