Instituti Demokratik i Kosovës thekson se Qeveria në detyrë nuk mund të ushtrojë kompetencat e parapara për përpilimin dhe zbatimin e politikës së jashtme, por në mungesë të një Qeverie me funksione të plota kushtetuese, as Presidenti nuk mund të ndërmarr veprime të ndara në fushën e politikës së jashtme dhe si rrjedhojë, nuk mund të ketë zhvillim të bisedimeve me Serbinë, pa formimin e Qeverisë së re.
KDI thekson se po përcjellë me vëmendje zhvillimet pas kalimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nga ana e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq, pavarësisht thirrjeve për bashkërendim institucional dhe ndërtimin e konsensusit politik rreth këtij procesi, spektri politik mbetet ende i ndarë.
“Kjo përçarje politike po ndikon në zhvillimet e politikës së brendshme të Kosovës dhe raportet e saj me partnerët ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e KDI-së.
Duke konsideruar situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi, KDI vlerëson se Kushtetuta në nenin 4 të saj përcakton qartë formën e Qeverisjes dhe ndarjen e pushteteve, ku sanksionon që Qeveria e Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollin parlamentar.
“…. Në moment të votimit të mocionit të mosbesimit, ajo Qeveri nuk e ka besimin e institucionit të Kuvendit dhe mbetet në detyrë për të ushtruar funksionet e përditshme, për të evituar vakum institucional, deri në formimin e një Qeverie të re. Qeveria aktuale në detyrë e shkarkuar me mocion të mosbesimit nga ana e Kuvendit, nuk mund të ushtrojë kompetencat e njëjta apo të plota të një Qeverie e cila e ka mbështetjen e Kuvendit. Si rrjedhojë, mund të thuhet që Qeveria në detyrë nuk mund të ushtrojë kompetencat e parapara për përpilimin dhe zbatimin e politikës së jashtme. Andaj, nuk mund të ushtrojë funksionet e saja në kuadër të një procesi të bisedimeve me Serbinë, duke negociuar apo duke marr përsipër angazhime në emër të shtetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e KDI-së.
Sipas Institutit, bisedimet me Serbinë duhet të zhvillohen kur Kosova të ketë një Qeveri me legjitimitet të plotë për të ushtruar funksionet e saj kushtetuese.
KDI thekson se mandati i Presidentit të vendit buron nga Kuvendi, dhe është i pavarur nga mandati i institucioneve të tjera.
“Presidenti (neni 84.10) udhëheq politikën e jashtme të vendit, ndërsa Qeveria (neni 93.1) propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit. Pra, Kushtetuta parasheh bashkërendim institucional lidhur me politikën e jashtme, rrjedhimisht në procesin e bisedimeve me Serbinë. Duke konsideruar që Qeveria në detyrë nuk mund të përmbush funksionet e saja të plota në fushën e politikës së jashtme, kjo ndikon edhe në përmbushjen e funksioneve të Presidentit. Presidenti mund të vazhdoj të përfaqësoj Kosovën në arenën ndërkombëtare por në mungesë të një Qeverie me funksione të plota kushtetuese, Presidenti nuk mund të ndërmarr veprime të ndara në fushën e politikës së jashtme. Si rrjedhojë, nuk mund të mund të ketë zhvillim të bisedimeve me Serbinë, pa formimin e Qeverisë së re”, thuhet më tej.
Aktgjykimi i gjykatës Kushtetuese KO43/19 lidhur me Ligjin nr. 06/L-145 për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë, në pikën 98 të tij sqaron: “Nga teksti i neneve te elaboruara të Kushtetutës, rrjedh se institucionet e autorizuara në fushën e politikes se jashtme sipas paragrafit 1 te nenit 93 dhe paragrafeve 1 dhe 9 te nenit 94 te Kushtetutës, janë Qeveria, Kryeministri në këshillim me Presidentin”.
Sipas KDI-së, institucionet e vendit duhet të respektojnë obligimet e tyre kushtetuese dhe të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese në kuadër të këtij procesi, si në situatën aktuale politike në vend ashtu dhe në të ardhmen.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...