Kryetari i PDSH-së, Meduh Thaçi përsëriti qëndrimin që qytetarët të respektojnë distancën fizike.
““Kisha apeluar te të gjithë epidemiologët dhe institucionet, ngaqë shtetet përreth nesh ka disa ditë që e kanë ndryshuar qasjen për të gjithë njerëzit që kanë ankesa, simptome që kanë të bëjnë me Kovid-19 dhe prandaj Maqedonia e Veriut duhet të kalojë në hapin tjetër, dhe jo më nëpërmjet telefonit t’u thuhet personave të qëndrojnë në shtëpi, por të njëjtit të hospitalizohen”, tha Thaçi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai apeloi edhe të qytetarët, që të mos e humbin durimin dhe të qëndrojnë në shtëpi, sepse siç tha, pas “çdo vijë që e kalojnë, na presin plumba”.
“Arma kryesore që ne ta luftojmë virusin korona është distanca fizike. I kisha lut të gjithë njerëzit të kenë durim, t’i respektojnë masat që ne ta luftojmë këtë betejë. Jam shumë i brengosur, që nga masat që po ashpërsohen këto ditë, mund të sjellë deri te shkelja e këtyre masave”, tha Thaçi.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...