Ekonomia kosovare megjithëse e vogël, është burim i informalitetit me shifra marramendëse, i pakrahasueshëm me shumicën e shteteve të rajonit.
Shifra në vitin 2019 vlerësohet të ketë arritur në shkallën prej 30 për qind të bruto produktit vendor, që përkthyer në shifra është rreth 1.8 miliard euro në vit.
Në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, në vitin 2019 kanë qenë të regjistruara mbi 144 mijë biznese, ndërsa sipas Administratës Tatimore, vetëm 86 mijë kanë deklaruar të ardhura në ATK,duke bërë kështu që gati gjysma e tyre i shmangen detyrimeve tatimore ndaj shtetit.
Por, në situatën në të cilën gjendet e gjithë bota, ajo e pandemisë së koronavirusit, ka bërë që Qeveria e Kosovës në pakon emergjente përveq ndihmës, të punojë edhe për uljen e informalitetit.
Krejt kjo pritet të ndodh me pikën 1.14 të pakos emergjente, në të cilën qeveria për bizneset që punojnë në të ‘zezën’ ka paraparë një mundësi të mirë, që ato të formalizohen, kundrejt ndihmës financiare që synojnë ta përfitojnë nga pako emergjente.
Ministri I Finacave, Besnik Bislimi, për këto biznese thotë se këto biznese tani e kanë kuptuar se sa është i rëndësishëm formalizimi i bizneseve
“Keto biznese tani e kanë një dritare, pasi tani e kanë kuptuar se vijnë disa situata ku kanë nevojë për dorën e shtetit, por nuk mundesh me zgjat pasi e ke refuzu shtetin në vazhdimësi. Hapet një dritare, ku bizneset mund ti regjistrojnë punëtorët, pajisni me kontrata 1 vjeqare, ne do iu dalim në ndihmë edhe për këta punëtorë”
Ai poashtu ka premtuar se do të jetë mbikqyrës se këto biznese a janë duke i mbajtur në punë këta punëtorë edhe pas krizës.
E ky veprim, po cilësohet I duhur nga njohësit e ekonomisë edhe pse shprehen skeptik se do të ketë efekt të madh në uljen e informalitetit.
Njohësi I çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, për Syri.net Kosova thotë se ky veprim do të ketë efekt në uljen e informalitetit.
Sipas tij në arritjen e efektit, duhet edhe vetë Administrata Tatimore ta kryejë punën e saj.
“Nëse ATK-ja, angazhohet në teren që të punojë me kapacitetë dhe angazhim më të shtuar, do të ishtë i realizuar sepse informaliteti në Kosovë është mbi 30%” thotë Bellaqa.
Tutje, ai shton se kontrata është akt formal, dhe shëben si fakt qe shteti në ketë rastë te ketë argumente konkrete dhe bizneset deri tashti që kanë punuar në të zezën, përshkak të pakos stimuluese vetëvetitu bëjnë kërkesë për mjete financiare.
“Duhet ditur se në ekonomi ka interese e nuk ka hatër, këto veprime do të kenë efekte në uljen e informalitetit” thotë Bellaqa.
E njohësi tjetër, Mustafë Kadriaj, për Syri.net Kosova thotë se e mirëpret këto vendim nga qeveria, mirëpo sipas tij ikja nga informaliteti duhet të behet me nje ligj te ri dhe te aplikueshëm.
“Duke u bazaur në ligjet në fuqi për pagën minimale vlerësoi se pako emergjente do ketë ndikim pozitiv për të përkrahur biznesin dhe punëtorët në sektorin privat, por jo diqka më shumë. E them këtë sepse vetëdija e bizneseve ngrihet duke bërë ligje të aplikueshme e jo deklarata dëshirore për faktin që derisa kemi pagë minimale 130 euro për punëtorët deri në 30 vite dhe 170 euro të fuqisë punëtore mbi 30 vite, bizeset ende kanë bazë ligjore që të vazhdojnë të aplikojnë këto kontrata dhe rrjedhimisht këto kontrata nuk do e stimulojnë puntorin në sektorin privat që të jetë puntor i rregullt. Pra Kosovës I duhet një ligj që do ngritë pagën minimale dhe pagën mesatare në vend e cila do stimulonte edhe më shume ikjen nga informaliteti .
Sipas tij, në situatën në të cilën gjendet Kosova më së paku duhet të flasim për politka fiskale, por vetëm për politika operative.
“Kosova përballet me pandeminë e koronavirusit dhe kjo është prioritet dhe mësë paku jemi komod për të menduar për politka fiskale dhe zhvillimore por vetëm me politika operative. Duhet të jemi në krah të institucioneve që secili ku do që është të kryen punën e vetë por duhet të ngrisim zërin edhe aty ku vlerosojmë që qeveria neglizhon situatat.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...