Personat që lirohen nga Qendra e Studentëve do të betohen se do të vetizolohen edhe dy javë!

13:05 | 10 Prill 2020
A Z

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se personat të cilët dje kanë rezultuar negative në COVID-19 të karantinës së Qendrës së Studentëve do të lirohen në shtëpi, derisa ata që kanë rezultuar pozitiv do të dërgohen në Klinikën Infektive.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, MSH’ja ka bërë me dije se ata që lirohen në shtëpi do të qëndrojnë në vetkarantinë edhe për dy javë, derisa ata që nuk manifestojë shenja të sëmundjes, do të nënshkruajnë një Deklaratë nën betim, me të cilën do të vetizolohet në shtëpi, nëse kanë kushte për ta bërë këtë, dhe do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm.

“Ky veprim do të koordinohet edhe me strukturat lokale të pushtetit. Shkelja e udhëzimeve të MSh e IKSHPK-së për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situatat emergjente të shëndetësisë publike”, thuhet në njoftim.

Ministria ka njoftuar se do të vazhdoj testimi edhe i personave që kanë mbushur mbi 2 javë në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe lirimi nga karantina do të jetë gradual, i bazuar në rezultatet e testeve të bëra nga IKSHPK.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1630777517079829&id=597689407055317

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme