Në Klinikën Infektive po vazhdon trajtimi i pacientëve të infektuar me COVID-19. Sot më 10 prill 2020 në këtë klinikë janë të hospitalizuar 44 pacientë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, prej 44 pacientëve, 40 pacientë janë me COVID- 19.
Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 4 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste të cilët janë testuar dhe rezultuar negative për COVID-19.
Gjendja e pacientëve – nga 40 raste të infektuara me Covid 19:
• 33 raste janë në gjendje stabile
• 5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me COVID- 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...