Kërkohen masa dhe shpjegime për çmimin e naftës, pse nuk ulet si në vendet tjera
Autoritetet e konkurrencës duhet të ndërmarrin masa dhe të japin një shpjegim se pse çmimi në Kosovë nuk është ulur si në vendet e tjera të rajonit pas përhapjes së koronavirusit.
Këtë shqetësim për arbresh.info e ka shprehur Selatin Kaçaniku-Kryetar i Shoqatës së Konsumatorëve.
Sipas tij shkaku i krizës botërore dhe koronavirusit çmimi i naftës nga Berza ka rënë pothuajse 50%. Kaqandolli tregon edhe arsyen e naftëtarëve në vend për mos ulje të çmimit.
“Është fakt që nafta e ka çmimin që dirigjohet nga Bursa botërore, por është fakt që shkaku i krizave botërorë dhe koronavirusit çmimi ka renë gati katër herë në krahasim me çmimet të kaluara pra çmimi ka renë më shumë se 50%, ndërsa uljet e çmimeve në vend vonojnë me javë apo muaj me arsyen se kanë rezerva të moçme, pra nuk kanë aq rezerva sa ta mbajnë çmimin e nalt. Ky duhet të jëtë sinjal për autoritetin e konkurrencës për ta monitoruar dhe për të na dhënë përgjigje se çka po ndodh më tregun e naftës. Unë e di se në tregun e naftës është edhe interesi i shtetit pasi që mbi 10% e buxhetit ne e rigjenerojmë duke blerë derivate, por në rrethana kritike edhe shteti duhet të heq dorë dhe të gjejë burime rezerva e të na lehtësoj jetën pasi që e kemi boll koronavirusin nuk na duhet edhe koronavirus të tjerë”.
Por, një përgjigje ndryshe nga Kaçaniku e thotë Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve.
Sipas tij çmimi ka rënë edhe në Kosovë. Madje Berjani thotë se ky çmim i naftës në vendin tonë nuk ka qen qe 20 vite.
“Lidhur me çmimet e naftës sa për informacion Kosova është në çmimin më të lirë. Në regjion sot nafta sillet në 88 cent ndërsa benzina në 86 cent. Dihet se çmimin e përcakton Berëza. Nafta është tu u shit me çmimin më të ulet në regjion janë të pavërteta ato që thuhen. Nuk ka pas ulje 50 % ky çmim është që tri javë ditë para tri javë dite ka qenë 1.18 do të thotë kemi ulje 38 cent në litër. Falënderoj të gjithë natarët që kanë ulur çmimet shkaku i situatës. Virusi ka pas ndikim në ulje të qimeve. Edhe në Kosovë është ulur çmimi më tepër se vendet e tjera. Para 22 viteve ka qenë ky çmim. Pra, ky tash që është është çmimi më i ulet që pas 20 vitesh”.
Ndonëse shoferët e automjeteve në Kosovë e kane mirëpritur këtë ndryshim të çmimit, sipas tyre kjo ishte dashur të ndodh më herët.
Halim Beqiri, qytetar nga Prishtina thotë se me të kaluar pandemia në Kosovë përsëri do të ngritet çmimi i naftës.
Ndryshe një litër naftë në Kosovë aktualisht është duke kushtuar 88 centë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/3670836852988125/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...