Ministrja e Brendshme, Slavjanka Petrovska, ka komentuar deklaratën e kreut të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), i cili theksoi se nëse Qeveria nuk i plotëson kushtet e saj dhe të ndihmojë me donacione institutin që drejton ai, atëherë BFI do t’i thërras qytetarët dhe besimtarët të kthehen në xhami dhe të mos respektojnë masat,.
“Ministria e Brendshme po vëzhgon intensivisht deklaratat në media dhe në rrjetet sociale, dhe kjo deklaratë e kreut të BFI-së shkaktoi një lloj ankthi midis qytetarëve dhe institucioneve. Tani për tani, ne jemi në komunikim me Prokurorinë Publike, për padi penale do të vendosim së bashku, por theksoj se thirrja ose shprehja e revoltës kundër masave të marra nga Qeveria në interes të qytetarëve është e papërshtatshme, veçanërisht pasi kjo nuk është vetëm një betejë e Qeverisë apo shoqërisë, kjo është një betejë e të gjithë botës”, tha ajo.
Petrovska shtoi se çdo mosrespektim i masave është mosrespektim ndaj vetes dhe gjithkujt përreth nesh.
“Shpresoj që kryetari, si kreu i një komuniteti fetar, të rishqyrtojë pozicionin e tij. Prokuroria Publike po monitoron nga afër çështjen dhe do të vendosë më tej nëse do të ketë ndonjë kallëzim penal. Ministria e Brendshme në bashkëpunim me organe dhe institucione të tjera nuk do të hezitojë të veprojë në përputhje me kompetencat e saj, gjegjësisht të mbrojë interesin e shumicës së qytetarëve në këtë vend”, deklaroi Petrovska.
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë