Që nga dhjetori i vitit 2018, James Rodriguez ka pasur rënie të vazhdueshme të vlerës së tij, e cila tani ka arritur në të njëjtin nivel me çmim, sikurse që ishte në vitin 2013.
Ishte koha kur Monaco shpenzoi 32 milionë euro për të nënshkruar me kolumbianin nga Porto.
Sipas Transfermarkt, vlera e James ka rënë për 20 për qind nga 40 milionë euro në 32 milionë euro (shumën e parave që klubi franceze investoi për lojtarin pothuajse shtatë vjet më parë).
Një vit pasi u transferua në Ligue 1, paraqitjet e tij ishin spektakolare, sidomos me Kolumbinë në Kupën e Botës 2014, ku bënë që Real Madrid të shpenzojë 60 milionë euro për nënshkrimin e tij.
Në vitin 2015, çmimi i tij ishte 80 milionë euro, por ra dy vjet më vonë në 50 milionë euro.
Pas transferimit si huazimit te Bayern Munich, vlera e tij arriti kulmin prej 80 milionë eurosh edhe një herë, por që nga ajo kohë ka pasur rënie të vazhdueshme.
Në verë ai mund të shitet nga Real Madridi për gjysmën e shumës që u ble, ku disa klube italiane dhe angleze vazhdojnë të jenë të interesuar për të. /Telegrafi/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...