Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka thënë se mësimi në distancë është duke ecur sipas parashikimeve të MASHTI-t.
Ajo ka thënë se ka një aktivizim masiv nga ana e mësimdhënësve, nxënësve e prindërve për mësimin në distancë.
“Besoj që po ecën mirë meqenëse nga e hëna e kemi filluar pothuajse me orar të plotë duke përfshirë kështu mësimin për klasat 1 deri në 9, për 70 për qind të lëndëve, të cilat janë duke u transmetuar në RTK. Nga java e kaluar ka filluar mësimi edhe në shkollat profesionale dhe universitete”, ka thënë ajo.
Ndër sfidat kryesore me të cilat po ballafaqohen, ajo thotë se është vlerësimi i nxënësve. “Kjo është një nga sfidat që po ballafaqohemi. Sa i përket klasave 1-9 pjesën më të madhe të periudhës së dytë nxënësit e kanë kaluar në shkollë, por është pjesa e tjetër që duhet të vlerësohet përmes detyrave të shtëpisë. Është formuar një grup i ekspertëve të cilët me vite të tëra merren me arsim dhe janë duke përgatitur një udhëzues për vlerësimin online. Nuk është e lehtë për shkak edhe të laramanisë së programeve. Ende jemi duke shpresuar që pjesa përfundimtare e mësimit të bëhet në shkolla. Ne jemi duke përgatitur udhëzues, duke marrë praktika të rajonit dhe duke i përshtatur me kushtet në vend. Do të ketë kritere dhe udhëzime të qarta për secilin nivel”, ka deklaruar Bajrami në “Interaktiv” të “KTV”-së.
Bajrami ka thënë se ka pasur vështirësi në fillim të procesit, por sipas saj, mësimdhënësit dhe nxënësit janë adaptuar dhe tanimë çdo gjë po shkon mirë.
Duke folur për disa nga ankesat e nxënësve për shkronjat e vogla në ekrane dhe ligjërimin e shpejtë nga mësimdhënësit, ajo tha se të tilla ankesa kanë pasur edhe në Ministrinë që ajo udhëheqë. “Janë ankesa që i kemi pasur edhe ne, dhe e gjitha ka pasur të bëjë me një periudhë intensive të xhirimeve, por besoj që këto javë nuk ka ankesa të tilla. Nuk është shpejtë sepse mësueset po shpjegojnë siç e bëjnë në klasë. Por, përmes programit në youtube të gjitha materialet janë të qasshme dhe nxënësit mund t’i kthejnë të gjitha xhirimet”, ka thënë ajo.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...