Çavuşoğlu: Në kohë të mira dhe në kohë të vështira, duke qëndruar pranë vëllezërve dhe motrave tona kosovare

23:47 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Turqia në kuadër të mbështetjes së luftës kundër epidemisë së Covid-19, ka dërguar ndihma në materiale mjekësore për vendet e Ballkanit me avionë transportues ushtarak.

Avioni transportues ushtarak me ndihma mjekësore të përbëra nga maskat, veshjet mbrojtëse dhe pajisje të diagnostikimit të shpejtë, që u përgatitën nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë, arritën në Kosovë në pasditen e djeshme.

Ndërkaq për këtë, Ministri i Jashtëm i Kosovës Glauk Konjufca ka shpërndarë një postim falënderues për Turqinë.

“Falënderojmë Turqinë për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë. Vetëm përmes solidaritetit ne mund ta kapërcejmë këtë pandemi.” ka shkruar Konjufca, përcjellë arbresh.info.

Duke e shpërndarë këtë postim të Konjufcës, Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavuşoğlu, tha se Turqia do të jetë afër Kosovës në ditë të mira dhe të këqija.

” Në kohë të mira dhe në kohë të vështira, duke qëndruar pranë vëllezërve dhe motrave tona Kosovare.”, ka shkruar Çavuşoğlu. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme