Ushtria gjermane i dhuron Britanisë 60 respiratorë

23:38 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Ushtria e Gjermanisë i ka dhuruar 60 respiratorë mobilë Mbretërisë së Bashkuar, pas thirrjes për ndihëm nga kjo e fundit.

NHS (Sistemi Kombëtar i Shëndetit) në Britani po ka mungesa të pajisjeve që janë kruciale në shpëtimin e jetëve në pandeminë me Covid-19, transmeton portali arbresh.info.

Zyrtarët kanë garuar për të marrë ventilatorë ndërkombëtarisht sepse prodhuesit e Britanisë së Madhe nuk kanë qenë në gjendje të prodhojnë sa duhet me kohë.

Një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes konfirmoi për Guardian një raport në Der Spiegel, sipas të cilit Bundeswehr do të dërgonte 60 pjesë të pajisjeve për shpëtimin e jetës sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke nënvizuar urgjencën e situatës britanike, ministria gjermane tha që nuk do të faturojë Britaninë e Madhe për ventilatorët, të cilat bëhen nga dy prodhues të specializuar gjermanë, Dräger dhe Weinmann.

Aktualisht NHS ka rreth 10,000 ventilatorë në dispozicion, por Matt Hancock, sekretari i shëndetësisë, ka thënë se 18,000 janë të nevojshme për të siguruar që do të ketë kapacitete të bollshme në shtatë deri në 10 ditë, kur besohet se numrat e çështjeve do të arrijnë kulmin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme