Google ADS

Obeziteti, rrezik i madh për pacientët me koronavirus

23:21 | 9 Prill 2020
Trina Galanxhi

Covid-19 tashmë ka zënë frymën e pothujase mbarë botës, duke marrë shumë jetë njerëzish dhe duke izoluar pjesën më të madhe të botës.

Deri me tani, Irani, SHBA, Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe kanë qenë vendet më të prekura nga koronavirusi, transmeton portal arbresh.info

Ekspertët thonë se shumica e nejrëzve të prekur me koronavirus e tejkalojnë sëmundjen me simptoma të lehta, disa më me vështirësi, ndërsa personat më të moshuar dhe ata me sëmundje kronike zakonisht kalojnë nëpër komplikacione.

Sipas epidemiologut francez, obeziteti mund të ndikojë rëndë te të prekurit me koronavirus.

“Ky virus është i tmerrshëm dhe mund të godasë edhe të rinjtë, në veçanti ata që janë obezë. Ata duhet të bëjnë shumë kujdes”, tha profesori Jean-François Delfraissy, për Reuters.

Profesori ka theksuar se rreth 17 milionë francezë rrezikojnë shumë nga kjo sëmundje, për shkak të moshës, sëmundjeve të mëparshme dhe obezitetit.

Ai gjithashtu theksoi se pacientët me mbipeshë në SHBA do të kalojnë një kohë të vështirë duke luftuar sëmundjen e re.

“Kjo është arsyeja pse ne shqetësohemi për miqtë tanë në Amerikë, ku problemi i mbipeshës është i njohur dhe ku ata ndoshta do të kenë më shumë probleme për shkak të mbipeshes”, tha ai.

Fëmijët që flejnë vonë janë më të rrezikuar nga obeziteti

Sipas ekspertit, 88 përqind e të të infektuarve pësuan simptoma të rënda të ngjajshme me gripin. Shkalla e vdekshmërisë për të rinjtë e pranuar në spital me një rast të rëndë qëndron në 2%, por shkoi deri në 14% për njerëzit “që ishin më të brishtë”. Ai nuk ofroi shifra në lidhje me mbipeshën, por Reuters raporton se mbipesha është cituar si një shpjegim i mundshëm për nivelet më të larta të vdekjeve sesa mesatarja në Neë Orleans dhe në Meksikë.

Eksperti i sëmundjes infektive tha se Franca është larg nga arritja në atë pikë ku 50% deri 60% e popullsisë është infektuar dhe rikuperuar.

Profesori thekson se Franca mund të ketë një numër të madh të prekurisht me koronavirus, të cilët mund të jenë të pakonfirmuar dhe te të cilët simptomat janë të lehta dhe të tejkalueshme.

Eksperti gjithashtu vuri në dukje se është shumë shpejt që Franca të përfundojë bllokimin, i cili filloi në 17 Mars dhe do të qëndrojë në vend të paktën deri më 15 Prill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme