Google ADS

Sa parashikoni që do të bjerë ekonomia shqiptare? Përgjigjet Edi Rama

23:20 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Kyeministri Edi Rama është në një lidhje ‘Live’ në emisionin Open ku po u përgjigjet disa pyetjeve në lidhje me situatën e fundit në vend masat dhe çfarë do të bëhet në ditët në vazhdim.

Ai u pyet se sa parashikohet të bjerë ekonomia shqiptare dhe u shpreh se nuk i pëlqen të bëjë parashikime, por se do të kemi goditje shumë të fortë dhe do ta kalojmë më lehtë se shumë të tjerë.

Rama: Unë nuk bëj parashikime, përpiqem me të gjitha forcat që sa herë të më shfaqet mundësia bëj shah, ky është një shah shumë i vështirë pasi kam një kundërshtar që nuk e shoh.

Nëse gjerat vazhdojnë kështu, unë do bëj çmos që do të vazhdojë kështu, ne do të dalim nga kjo luftë më të fortë dhe shumë më mirë se të tjerë që janë më të mëdhenj.

Do kemi goditje shumë të fortë, por do ta kalojmë më lehtë se shumë të tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme