Google ADS

Haziri: Varrimi i i viktimës bëhet nesër, lus qytetarët për mospjesëmarrje në varrim

22:45 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i ka shprehur ngushëllime familjes Shaqiri dhe qytetarëve të Gjilanit për vdekjen e Zeqir Shaqirit, i diagnostikuar me COVID 19.

Hazir ka thënë se ceremonia mortore do të mbahet nesër, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë vullnetin e familjes dhe thirrjen institucioneve për mospjesëmarrje në varrim.

“Ky rast i rëndë, duhet të na vetëdijësojë të gjithëve të vetëpërmbahemi, të mos dalim pa arsye, të kemi kujdes dhe ta kujtojmë që përdorimi masave mbojtëse është jetë”, ka shkruar Haziri.

Postimi i plotë:

#Dita28. Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë Zeqir Shaqiri, 74 vjeç, i diagnostifikuar më 25 mars me #Covid19.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Vrapçiqit dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja e Këshilli i Bashkësisë Islame dhe ju lutemi që ta respektoni vullnetin e familjes dhe thirrjen institucioneve për mospjesëmarrje në varrim.
Ky rast i rëndë, duhet të na vetëdijësojë të gjithëve të vetëpërmbahemi, të mos dalim pa arsye, të kemi kujdes dhe ta kujtojmë që përdorimi masave mbojtëse është jetë.
Do ta bëjmë të pamundëurun që shifrat e të shëruarve me qenë sa më të larta në komunën tonë, të punojmë dhe lutemi që sa më shpejtë ta përballojmë këtë gjendje pandemie.

Me zemër të thyer, ngushëllime familjes Shaqiri. #rriNshpi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme