Chelsea është i gatshëm të shesë mesfushorin N’Golo Kante gjatë verës.
Thuhet që nga viti i kaluar Real Madrid dhe PSG janë të interesuar për 28-vjeçarin, por gjiganti anglez ka refuzuar të hyjë në negociata, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, lëndimi i fundit dhe forma e mirë e Jorginho-s, ka bërë që “Blutë” të ndryshojnë mendjen për të ardhmen e francezit.
Sipas 90min, Chelsea është i gatshëm ta shesë Kante, pavarësisht që lojtari ka edhe tri vite kontratë.
Mirëpo, kushti i vetëm që duhet plotësuar është që ofertat të janë të nivelit të lartë dhe nuk ka mundësi që të negociohet për t’iu zvogëluar çmimi.
Ka raportime se trajneri i “Mbretërve”, Zinedine Zidane e do në skuadër bashkëkombësin, mirëpo edhe PSG ka interesim të madh.
Kartoni i Kante është plotë 100 milionë euro./arbresh.info.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...