Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka folur për gjendjen e korporatës dhe ndryshimeve që janë bërë në bordin e saj.
Istrefi në RTV Dukagjini thotë se në takimin e parë me ministren e dikasterit ka kërkuar nga ajo të dijë nëse kanë agjendë politike me Telekomin apo jo.
“Aseti më i madh në Telekom është ai njerëzor. Ata janë përgatitur profesionalisht prej 20 vitesh”, tha ai.
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës thotë se brenda korporatës janë 2,355 punëtorë, për të cilët thotë se kanë investuar në përgatitje.
“Çdo ndryshim që bëhet në menaxhment krijohet panik dhe pasiguri te stafi”.
Istrefi thotë se nuk ka ardhur në krye të Telekomit me lidhje politike dhe sipas tij edhe nëse shkarkohet ai do të del me kokën lartë.
“Nuk kam ndonjë informatë nga Bordi. Në momentin kur ka ardhur bordi i ri më kanë ardhur në zyre dhe më kanë thënë: “Në rregull jemi. Ke besimin tonë që të vazhdojmë tutje””.
Kryeshefit ekzekutiv të Telekomit nuk i ka pëlqyer aspak shprehja e kryeministrit për “gjakderdhje financiare”.
Ai thotë se Telekomi i paguan postës shumë të mëdha për qira dhe nuk mund të flitet për gjakderdhje.
“Ne të dyja jemi ndërmarrje publike. Na lironi nga qiratë dhe në investojmë ato shuma”.
Istrefi thotë se pagën e ka 5,180 euro por që ka kërkuar edhe nga bordi i kaluar që të ulet paga e tij dhe të tjerëve.
“Nëse është e nevojshme të shkohet me pagë minimale për mua. Dua të jem shembull në ët mirë të korporatës”, tha ndër të tjera Bedri Istrefi.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...