Google ADS

Zidane e do patjetër, Real Madrid shton interesimin për yllin e Rennes

22:02 | 9 Prill 2020
Arbresh Info

Real Madrid është duke vazhduar të jetë mjaftë i interesuar për mesfushorin e Rennes, Eduardo Camavinga.

Talenti i ka impresionuar të gjithë duke u cilësuar si një ndër yjet në të ardhmen, andaj ka fituar vëmendjen e “Galaktikëve”, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Calciomercato, Real-i dëshiron ta transferojë mesfushorin, klauzola e të cilit është 50 milionë euro.

Thuhet se Zinedine Zidane dëshiron të punojë me francezin dhe këtë gjë ia ka bërë të ditur bordit.

Zidane që nga rikthimi për herën e dytë në stolin e Real-it ka transferuar vetëm lojtarë të rinj, andaj e do edhe Camavinga-n në verë.

Ka raportime se nëse dështon transferimi i Paul Pogba gjatë verës, atëherë “Mbretërit” do bëjnë çmos për ta sjellë 17-vjeçarin në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme