Google ADS

Del nga kujdesi intensiv, kryeministri britanik Johnson

20:58 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri është larguar nga kujdesi intensiv për shkak se gjendja e tij është duke u përmirësuar.

Boris Johnson është vendosur në njësinë e kujdesit intensiv këtë javë pasi i ishte keqësuar gjendja nga koronavirusi, por meqë ka bërë përparim është kthyer në repartin spitalor për mbikëqyrje për së afërmi, transmeton portali arbresh.info.

Një zëdhënës i Downing Street tha: “Kryeministri është zhvendosur këtë mbrëmje nga kujdesi intensiv përsëri në repart, ku ai do të marrë monitorim të afërt gjatë fazës së hershme të shërimit të tij”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme