Lionel Messi thyen heshtjen: Raportimet se do largohem janë të pavërteta

20:45 | 9 Prill 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi i ka quajtur lajme të pavërteta raportimet se do largohet nga Barcelona.

Ka shumë spekulime nga mediat spanjolle, italiane dhe argjentinase se Messi mund të transferohet te Inter ose të rikthehet në skuadrën e tij të vjetër, Newell’s Old Boys, transmeton portali arbersh.info.

Mirëpo, argjentinasi përmes një postimi në Instastory iu ka zbuluar të gjithëve se janë të pavërteta.

“Këto janë lajme të pavërteta dhe e njëjta për mediat që raportojnë për Newell’s. Të dyja janë false”.

“Fatmirësisht askush nuk iu beson”, shënoi ai.

Lionel Messi me anë të këtij postimi iu ka dëshmuar të gjithëve se nuk do largohet nga “Camp Nou”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme