Spanja është afër të përmbysë kurbën e koronavirusit, bën të ditur kryeministri Pedro Sanchez.
Spanja ka shënuar më së shumti raste pozitive të Covid-19 në Evropë me pasditen e së enjtes, me 152,446 raste të konfirmuara, sipas Universitetit Johns Hopkins. Italia qëndron në më shumë se 139,000, transmeton portali arbresh.info.
Vetëm Italia (17.669) ka pësuar më shumë viktima nga kriza sesa Spanja (15.238) – por Sanchez është inkurajuar nga të dhënat e fundit.
Në 24 orët e fundit, 683 kanë vdekur nga virusi në Spanjë, një rënie prej 74 nga një ditë më parë.
Sanchez tha se beson që Spanja është afër të tejkalojë fazën më të keqe të pandemisë, duke premtuar se do ta çojë vendin drejt “fitores totale” ndaj virusit./arbresh.info/
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...