Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i ka prezantuar disa statistika në lidhje me koronavirusin në Kosovë.
Hoti ka shkruar se deri më 8 prill për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona, pozitiv kanë rezultuar 224 raste, ndërsa të vdekur janë 6 persona.
“Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç“, ka shkruar ai në facebook.
Postimi i plotë i Hotit:
Disa të dhëna dhe karakteristika rreth Koronavirusit Covid-19 në Kosovë
Deri me datë 8 prill 2020 për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona.
• Pozitiv kanë rezultuar 224 raste (35 prej tyre nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok)
• Të vdekur: 6 persona
• Të shëruar: 37
• Raste aktive 181
• Shkalla e vdekshmerisë: 2.6%
• Të kontaktuar dhe nën mbikëqyrje 3882 raste.
• Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.
• Kategoria që ka pasur më së shumti nevojë për trajtim spitalor janë grupmosha mbi 70 vjeçare.
• Meshkujt janë më shumë të prekur se sa femrat: 54% kundrejt 46%.
• Komuna më e prekur: Malisheva me 66 raste.
• Në tre ditët e fundit ka pasur tendencë të një rritjeje më te theskuar të rasteve pozitive.
• Me këto shifra, Kosova është brenda skenarit të mesëm epidemiologjik për Covid-19
(Të dhënat janë nxjerrë duke analizuar të dhënat nga IKSHPK dhe Klinika Infektive; Përpunoi: fhoti)
#RRINËSHPI
#ASGJËSKAPËRFUNDUAR!.
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...