Mbi 90 mijë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën

20:12 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 90 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 90.011 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 1.539.424, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Itali, me 17.669 viktima, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 15.238 viktima, SHBA me 14.865, Franca me 10.869, Britania me 7.097 dhe Irani me 4.110 të vdekur nga COVID-19.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 3.335 të vdekur.

Vendet e tjera me më së shumti viktima në botë janë Belgjika me 2.523, Holanda me 2.349 dhe Gjermania me 2.349 të vdekur.

Vendet e lartpërmendura janë të vetmet që kanë tejkaluar shifrën 1 mijë me të vdekur si pasojë e pandemisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme