Asnjë nga 39 personat e infektuar me koronavirus që po trajtohen në Klinikën Infektive, nuk është nga komuniteti serb.
Personat e konfirmuar me COVID-19, nga komunat veriore të Kosovës, që nga e mërkura kanë filluar të përfshihen në komunikatat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Deri më tani numri i të infektuarve me COVID-19, në Kosovë, ka shkuar në mbi 220 raste.
Një 66-vjeçare nga Malisheva ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës, e cila ishte konfirmuar me COVID-19, më 4 prill. Ajo ishte trajtuar në repartin intensiv të Klinikës Infektive dhe sipas stafit aty, kishte edhe sëmundje tjera, raporton KOHA.
Nga Klinika Infektive, kanë njoftuar se 3 tyre, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe se ndodhen në mjekim intensiv.
Mes të tjerash, numri i personave që po kërkojnë të testohen vazhdimisht po rritet. Mjekja Vera Berisha-Ndreja ka thënë së muaji prill do të jetë muaji më kritik sa i përket situatës me virus.
Deri më tani në Kosovë, 6 persona kanë vdekur nga koronavirusi dhe 37 të tjerë janë shëruar.
Nga 22 komunat, të cilat tashmë kanë konfirmuar persona me koronavirus, komunat më të prekura janë, ajo e Malishevës me mbi 65 raste pozitive, e më pas ajo e Prishtinës me rreth 25 persona, të cilat pasohen nga Vushtrria e Mitrovica e Veriut.
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...
Ekspozimi ndaj dritës blu gjatë natës rrit rrezikun e zhvill...