Drejtori i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta ka mohuar se në këtë qendër ka pasur përleshje por nuk e ka mohuar se ka pasur grumbullime të njerëzve e që për të njëjtit po merren masa.
Sfishta ka treguar numrin momental të personave që janë të vendosur në konviktet e studentëve.
“Për momentin janë 366 persona të karantinuar në Qendrën e Studentëve. Gjendja e të gjithëve është e mirë. Ata që përmbushin afatin prej 14 ditësh testohen dhe lirohen nëse rezultojnë negativ”, tha ai për RTV Dukagjinin.
Ai ka thënë se numri i personave që pasi janë vendosur në karantinë e që të njëjtit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 mbetet i vogël.
“Deri më tani gjashtë persona nga kjo qendër kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, mirëpo dy prej tyre nuk janë futur fare në karantinë por vetëm janë përcjellë drejt Klinikës Infektive”.
Sfishta ka thënë se ka pasur grumbullime të njerëzve e që për të njëjtit dhe të tjerët që futen në karantinë jepen udhëzime të mjaftueshme se si duhet të sillen gjatë atyre dy javëve.
“E them me përgjegjësi të plotë se kacafytje nuk ka pasur por ka pasur ndonjë rezistencë të vogël nga ndonjë person me të cilin janë marrë ekipet mjekësore dhe psikologët”.
Drejtori i Qendrës së Studentëve thotë se çdo ditë në konvikte vijnë 20-30 persona, kryesisht nga kufijtë tokësorë.
“Ka raste kur vijnë edhe kontigjente më të mëdha nga Kroacia apo Gjermania me nga 50-60 persona, por mesatarja është 20-30 persona në ditë “, tha ndër të tjera Fatmir Sfishta.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut të gatshme për thellimin e bas...
Flet Atilla pas largimit: Fitova pak famë, u relaksua situat...
“Ta njohë dosjen që e ki në Suedi”, Mialim Zeka e ‘godet’ At...
Më shumë se 130 shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Kalifo...
Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale
Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të p...