Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta ka zbuluar se kanë disa plane të ndryshme për të bërë transferime gjatë verës.
FIFA të mërkurën konfirmoi se afati veror do të shtyhet dhe lojtarëve që iu skadon kontrata në qershor do t’iu vazhdohet deri të përfundojë sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Arsenal-i që një kohë është i lidhur me transferimin e disa lojtarëve dhe tekniku spanjoll ka pranuar se disa transferime do ndodhin gjatë verës, por problemi është se nuk e dinë se si do jetë situata financiare.
“Jam duke planifikuar dy ose tri strategji të ndryshme. Duke u varur nga këto, mund të bëjmë më shumë, me pak ose asgjë”.
“Duhet të reagojmë çdo ditë. Nuk e dimë se situata financiare do të jetë, nuk i dimë rregullat, kohën ose afatin veror. Ka shumë gjëra që nuk mund të kontrollojmë në këto momente”, deklaroi ai.
Thuhet se në listën e “Topçinjve” prinë Dayot Upamecano dhe James Rodriguez./arbresh.info.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...