Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, sot (e enjte) feston ditëlindjen e 27-të.
Me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe nga fansat e saj.
Një urim i veçantë nuk ka munguar as nga bashkëshorti i saj njëherësh këngëtari dhe komediani, Bes Kallaku.
Ky i fundit ka ndarë një imazh të Xhensilës dhe vajzës së tyre, ndërsa ka zgjedhur dedikimin më të bukur për partneren e tij.
“Urime ditëlindjen treçereku im më i mirë. Jo ç’do ditë është e bukur, por ç’do ditë ka bukurinë e saj dhe ti je bukuria e ditëve tona. Mami Xhensila Myrtezaj shyqyr që të ka sjell Zoti afër meje që po i shtyn këto ditët e karantinës pa mërzitje. Porosita shumë dhurata për ty po nuk mi sollën dot sepse nuk lejohet të dalësh. Kështu që po ta organizoj në kushte shtëpie. Shikoni videon pas pak”, janë fjalët e tij.
I njëjti pas këtij postimi ka publikuar një video qesharake, teksa ia ka prezantuar dhuratat që i ka bërë në kushte shtëpie.
“Xhensila Myrtezaj sakrificat që kam bërë për të organizuar ditëlindjen në kushte karantine, nuk i kam bërë as për veten time! Ja çdo të thotë të jesh bio. Urime ditëlindjen”, ka shkruar në tjetrin postim Kallaku.
Besi dhe Xhensila përndryshe janë të martuar prej disa vitesh dhe tashmë kanë një vajzë të quajtur, Ajka.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...